Juventusi po kërkon mesfushorin anësor të Real Madridit, Marco Asensio.
Juve kanë bërë kontakt të drejtpërdrejtë me kampin e Asensios për të lënë Madridin këtë muaj për Torinon.
Sipas Diario Gol, prioritet i Asensios është të qëndrojë me Realin, edhe pse ndjekja e tyre ndaj sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe, mund t’ia ndryshoj mendjen.
Asensio ka njoftuar edhe kapitenin Sergio Ramos për afrimin e Juventusit dhe ka kërkuar këshilla nga ai.
Mesfushori spanjoll është i etur për të qenë pjesë e skuadrës së Spanjës në Kupën e Botës verën e ardhshme dhe e di se ai ka nevojë për futboll të rregullt për të arritur qëllimin e tij. /Telegrafi/