Telegrafi

Asensio e festoi golin me babanë dhe vëllanë, aty afër ishin edhe shumë familjarë të yjeve të Realit (Foto)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me rezultat 1-4 në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa goli i fundit në takim u shënua nga Marco Asensio.

Spanjolli golin vendosi ta festojë së bashku me babanë dhe vëllanë që ishin në shkallët e stadiumit në Cardiff.

Por, rreth tyre ishin edhe familjarë dhe shokë të lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata, Dani Carvajal, Danilo, Casemiro, Nacho, Sergio Ramos e Iscos.

Në një ndeshje të tillë normalisht të afërmit nuk mungojnë pasi ata janë motivim shtesë.

Në foton e mëposhtme i keni të gjithë familjarët, ku në mesin e tyre janë djali dhe e dashura e CR7. /Telegrafi/