Site icon Telegrafi

Asani dhe Asllani fitojnë një vend në podium për golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”.

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “bombën” e realizuar kundër Ishujve Faroe si mysafir.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës.


Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat

1/ Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

2/ Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

3/ Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

4/ Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

5/ Yunus Akgun | Turqi-Letoni

6/ Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

7/ Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

8/ Sandro Wolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

9/ Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

10/ Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut


/Telegrafi/

Exit mobile version