Site icon Telegrafi

Asamblisti i PSD-së në Suharekë, dhe aktivisti i VV-së, përleshen fizikisht për parti

Ideali për parti ka bërë që asamblisti i PSD-së në Suharekë, Leonard Shala dhe aktivisti i Lëvizës Vetëvendosje, Veton Shala të përleshen fizikisht.

E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, kishte komentuar në një postim në Facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri, ndërkaq, aktivisti i Vetëvendosjes kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i  -së.

Edhe pse kanë konfirmuar se janë kushëri mes vete, Leonardi ka thënë se është provokuar nga aktivisti i VV-së, dhe për këtë ka ardhur deri të përleshja fizike.

Nuk dihet nëse njëri apo tjetri kanë marrë lëndime trupore.

Telegrafi ka tentuar të flasë me zyrtarët e PSD-së dhe VV-së, lidhur me këtë incident, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Exit mobile version