Ka disa afate kalimtare që Barcelona po tenton të transferojë Lautaro Martinezin, mirëpo duket se kjo verë do të jetë përfundimtare.
Skuadra katalunase është e gatshme t’i sakrifikojë disa lojtarë që për sjellë në Camp Nou sulmuesin argjentinas.
Sipas AS, Blaugranasit janë të gatshëm që të ofrojën Arturo Vidalin dhe një shumë të parave për të marrë shërbimet e Lautaros.
Lojtari ka një klauzolë lirimi te Nerazzurët me një çmim prej 111 milionë euro, mirëpo italianët kërkojnë më shumë se kjo shumë.
Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona që në këtë verë të mbyllë transferimin e bashkëkombësit të tij, në mënyrë që të ketë shansin që të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm. /Telegrafi/