Tashmë është e qartë se Arturo Vidal e ka kërkuar largimin nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kilian nuk kishte hapësirë nën urdhrat e Ernesto Valverdes, andaj e kërkonte me ngulm largimin nga Camp Nou.
Interi kishte tentuar që të transferonte lojtarin, mirëpo Blaugranasit kërkonin një shumë rreth 30 milionë euro.
Skuadra italiane që drejtohet nga Antonio Conte ofronte jo më shumë se 20 milionë, e që marrëveshja në fund dështoi.
Por, Calciomercato raporton tani se Zonja e Vjetër kishte shansin që ta rikthente Vidalin në afatin e dimrit, mirëpo nuk ishin të interesuar.
Lojtari kishte dhënë dritën e gjelbër për t’u rikthyer në Allianz Stadium, derisa edhe Conte e dëshironte ribashkimin, por në Giueseppe Meazza. /Telegrafi/