Site icon Telegrafi

Artistet shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max në mesin e yjeve botërore që shkëlqyen në tapetin e kuq të ‘MTV EMA 2022’

Ardhja e yjeve në ‘MTV Europe Music Awards’ u drejtua nga prezantuesja magjepsëse e ceremonisë Rita Ora që u mbajt në PSD Bank Dome në Dusseldorf, Gjermani të dielën (13 nëntor).

Rita, 31 vjeçe, sigurisht që shkaktoi bujë teksa mbërriti e veshur me një fustan të guximshëm dantelle të zi dhe të kuq, i cili i shkëlqente dekoltenë teksa ajo pozonte pranë partnerit të saj, Taika Waititi.

Rita do të rikthehet si prezantuese e ‘MTV EMA’ këtë vit së bashku me Taika, pesë vjet pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në 2017 dhe gjithashtu do të performojë këngën e saj hit “RIP” në fillim të shfaqjes.

Rita është nominuar në disa raste dhe më parë ka fituar çmimin “Power of Music”.

Krijuesja e hitit “Girls” kombinoi veshjen me një palë taka të zeza të larta me platformë teksa flokët e gjata i la në formë të valëzuar.

Ndërkohë, regjisori i “Thor”, Taika dukej elegant me një kostum klasik të zi, teksa pozonte pranë të dashurës së tij.

Gjithashtu dukej e pabesueshme Maya, 28 vjeçe, e cila shfaqi figurën e saj të pabesueshme me një fustan të zi të tejdukshëm me vija, i cili theksonte në mënyrë të përsosur kornizën e saj.

Ndërkohë, Behe ​​Rexha, 33 vjeç u shfaq e veshur me një kostum unik ngjyrë të kaltër nga koka te këmbët me një panel abstrakt në formë gjetheje që e rrethonte. e cila ngrihej mbi kornizën e saj dhe përfundonte deri në gjunjë.

Bukuroshja bionde kombinoi veshjen me taka të ngjashme që u mbuluan nga i njëjti material prej kadifeje.

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, mori gjithë vëmendjen me dukjen, para se të shpallej fitueses e çmimit “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guetta”.

Një tjetër artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që mori pjesë në ceremoni ishte Ava Max, e cila për parakalimin në tapetin e kuq zgjodhi një fustan me nuanac të errëta, kafe dhe gjelbër, i cili ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë për të vazhduar të lëshohej sipër këmbëve.

Ava përshtati pamjen me taka të zeza me platformë, teksa flokët e bardha dhe të valëzuara i la sipër shpatullave.

Përvec kësaj, Ava Max ishte në mesin e artistëve që u ngjitën në skenë për të performuar.

Ndërkohë, në ceremoni nuk mungoi as reperja tjetër shqiptare, Loredana, e cila u shpall fituese e çmimit “Artistja më e mirë zvicerane”, për mbrëmjen ajo zgjodhi të vishej me kostum që përbëhej nga këmisha e bardhë, xhaketë e zezë me vija dhe pantallona gjithashtu të zi.

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende më 13 nëntor dhe do të jetë e disponueshme në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori. Ky vit shënon herën e gjashtë që Gjermania është nikoqire e eventit. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Loredana/Instagram
Exit mobile version