Site icon Telegrafi

Artistët shqiptarë që protestuan para Qeverisë për mbajtjen e dasmave

Labinot Tahiri dhe Edona Llalloshi (Foto: Telegrafi)

Artistë të ndryshëm të estradës shqiptare i janë bashkuar ditës së sotme (e hënë) në protestës para Qeverisë së Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë për shkak të pakënaqësive të këngëtarëve dhe pronarëve të restoranteve, të cilëve u ndalohet mbajtja e ahengjeve.

Pas këtij lajmi kanë reaguar shumë nga estrada shqiptare përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kjo po i dëmton ata, pasi me këtë punë mbajnë familjet e tyre.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Iniciatori i gjithë këtij manifestimi ishte këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, të cilit iu bashkuan edhe shumë kolegë të tjerë.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri reagon i revoltuar: Kjo është një gënjeshtër, le të më dërgojnë në burg mua dhe gjithë estradën

Njëri prej tyre është edhe Alban Mehmeti, i cili theksoi se një ndalesë e tillë po shkakton dëme të shumta.

“Edhe ne si të gjithë qytetarët të Kosovës, kemi dalë të shprehim pakënaqësinë tonë, për mosmbajtjen e ahengjeve ose dasmave me të cilat ne mbajmë familjet”, është shprehur ai.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edona Llalloshi është këngëtarja tjetër që ka treguar shqetësimin e saj, përfshirë këtu edhe të kolegëve të saj.

“Derisa kanë filluar punën shumë biznese në Kosovë, atëherë pse mos të jetë mundësia e lejimit të punës sonë. Ky nuk është shqetësim vetëm i këngëtarëve, i estradës, kjo është zinxhirore, kjo lidhet edhe me çështje tjera, me individë të cilët varen nga ky vendim”, është shprehur këngëtarja Edona Llalloshi.

Lexo po ashtu Afrim Muçiqi në protestë para Qeverisë: Një dëm i madh i është bërë estradës
(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Edi Furra, producenti nga Ferizaji, Shkumbin Nebiu, Milot Llalloshi, Afrim Muçiqi, Norik Uka dhe Burak Vehapi ishin disa nga të famshmit që morën pjesë në protestën e organizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version