Këngëtari Luiz Ejlli po vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.
Ai ditë më parë u pa në Shkodër, ku mori pjesë në një tubim elektoral, duke pozuar krah kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Beci.
Kjo u komentua shumë në rrjetet sociale, kjo pasi ai gjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kishte deklaruar se është mbështetës i Partisë Demokratike.
Sido që të jetë, artistët shqiptarë duken shumë të përfshirë në frymën elektorale në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Shqipëri të dielën e datës 14 maj.
Së fundmi, çifti i muzikantëve Big Basta dhe Vesa Luma kanë takuar dhe kanë pozuar pranë kandidatit demokrat për Shkodrën, kryetarit aktual Bardh Spahia.
“Faleminderit për mikpritjen Bardh Spahia. Një emocion i veçantë të shohim sërish Shkodrën e bukur të kulturës, dijes dhe historisë. Shkodra dhe Shqipëria ka nevojë për ty”, shkruhej në mbishkrimi ne fotografisë që Big Basta ndau me ndjekësit e tij pak ditë më parë.
Çifti përndryshe janë kthyer së fundmi për pushime në Shqipëria pas një kohe të gjatë nga vendbanimi i tyre tashmë rezident, Zelanda e Re. /Telegrafi/