Telegrafi

Artileria ukrainase shkatërron tri tanke ruse, pamje nga fushëbeteja

Në një operacion ushtarak të ukrainasve, janë shkatërruar tri tanke ruse të cilat edhe u filmuan duke u hedhur në erë.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaq momentin kur artileria ukrainase godet tanket ruse në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë është mbresëlënëse është fakti se tanket goditen me precizitet të lartë, madje njëra prej tyre shpërthen aq shumë sa që krijohet një top i madh i zjarrtë.

Ky aksion është realizuar në lindje të Ukrainës, ku kundërofensiva e Kievit po avancon dhe i detyron rusët që të tërhiqen nga shumë pozicione.

Ndryshe ukrainasit janë zotuar se do të hakmerren për sulmet e mbrëmshme me raketa mbi qytetet ukrainase, e në veçanti mbi infrastrukturën energjetike, që la qindra vendbanime pa energji elektrike.

Ndërkaq, Kremlini vazhdimisht këmbëngulë se nuk ka për qëllim infrastrukturën civile, por se në fakt vazhdimisht bombardon ndërtesat kolektive dhe nga këto sulme e pësojnë civilët. /Telegrafi/