Telegrafi

Artileria ukrainase me precizitet të lartë shkatërron autoblindën ruse

Me marrjen e armëve të sofistikuara nga vendet perëndimore, ukrainasit janë bërë “makth” për ushtrinë ukrainase.

Ata me artileri, dronë e sisteme raketore po i shkatërrojnë në masë të madhe pajisjet luftarake të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Një rast i tillë është filmuar së fundmi, ku shihet se me precizitet të paparë artileria ukrainase hedhë në erë mjetin e blinduar rus.

Ky mjet i blinduar po qëndronte i ndalur pranë një rruge, kur krejt befasisht goditet, dhe nga shpërthimi tejet i fuqishëm shkatërrohet plotësisht.

Nuk dihet lokacioni i saktë se ku ka ndodhur në Ukrainë për arsye të sigurisë, por sulme të tilla nga ana e ushtrisë së Kievit janë bërë çdo herë e më të shpeshta.

Kundërofensiva ukrainase detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone, e rasti më i fundit është ai kur u tërhoqën nga qyteti i Khersonit. /Telegrafi/