Telegrafi

Artileria ukrainase godet me precizitet të lartë tankun rus

Se ushtria ruse po pëson humbje të mëdha në luftën e Ukrainës, e ka pranuar edhe vet Kremlini – duke theksuar në disa raste se situata atje është e rëndë.

Në anën tjetër këto humbje, kanë bërë që shumë rusë të mobilizuar të hezitojnë të shkojnë në luftë, transmeton Telegrafi.

E një prej sulmeve më të fundit që e dëshmon këtë është realizuar në lindje të vendit, ku artileria ukrainase me precizitet shumë të lartë godet një mjet të blinduar rusë që si pasojë vjen deri të një shpërthim shumë i fuqishëm.

Tanku i tipit T-90M që konsiderohet si një nga tanket më moderne të ushtrisë ruse, ishte lokalizuar nga artileria dhe pas shkrepjes së predhës shihet duke u hedhur në erë.

Por ishte preciziteti i paparë ai që binte më shumë në sy. Pavarësisht se tanku ishte kamufluar nën pemë në një fushë të gjelbëruar, ukrainasit e lokalizuan dhe e goditën.

Predha M982 ishte aq e fuqishme, sa që u krijua një top i madh i zjarrtë sapo pati kontakt me tankun rus. /Telegrafi/