Telegrafi

Artileria ukrainase godet depon ruse të municionit në Luhansk, nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell “një top i zjarrtë”

Luftimet në lindje të Ukrainës çdo ditë e më shumë po intensifikohen, ku të dyja palët raportojnë për shumë të vdekur dhe të plagosur.

Në anën tjetër, rusët ato pak qytete që kishin arritur t’i marrin nën kontroll me fillimin e luftës në Ukrainë, pothuajse çdo ditë janë duke i braktisur për shkak të mungesës së municionit, personelit ushtarak, por edhe humbjeve të mëdha, transmeton Telegrafi.

Brigada e 92-të e këmbësorisë ukrainase gjatë 10 marsit ka arritur të realizojë një operacion kundër forcave ruse në Luhansk, duke bërë që shumë ushtarë të Putinit ta pësojnë me jetë.

Madje ukrainasit publikuan edhe pamjet kur gjatë një sulmi godasin depon e municionit të rusëve, që si pasojë vjen deri te një shpërthim tejet i fuqishëm.

Në një zonë malore, rusët kishin ndërtuar një depo brenda të cilës mbanin municionin, por atë e kishin lokalizuar ukrainasit përmes dronit dhe më pas këto koordinata ua kishin dërguar njësive artilerike që e goditën menjëherë.

Goditja në fillim nuk ishte edhe aq e madhe por sasia e madhe e municionit që gjendej brenda, bëri që të ngritet në qiell një top i madh i zjarrtë, ku nga ky shpërthim humbën jetën shumë ushtarë rusë që gjendeshin rreth saj. /Telegrafi/