Artileria ukrainase, e mbështetur nga dronë, shkatërron një kolonë ruse pranë Kiev në zonën Boryspil.
Kjo është ajo që supozohet të tregojnë disa pamje të publikuara në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.
Pamjet vijnë në kohën kur agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë ku si pasojë, përveç shumë të vdekurve dhe dëmeve materiale, vlerësohet se mbi 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
#Ukrainian artillery, supported by drones, destroys a convoy of #Russian child killers near #Kyiv in #Boryspil area.
Beautiful | EMPR via @den_kazansky#RussiaUkraineWar #UkraineRussiaWar #RussianInvasionOfUkraine #Ukraine #UkraineWar #RussianAggression https://t.co/h4xQDS7U6r
— Ukraine Front Line (@EuromaidanPR) March 10, 2022
Ndërkohë ministrat e Jashtëm nga Rusia dhe Ukraina do të takohen në Turqi të enjten (10 mars) në bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Moska pushtoi fqinjin e saj.
Ankaraja shpreson se ato mund të shënojnë një pikë kthese në konfliktin e ndezur atje. /Telegrafi/