Transferimi i ri i Juventusit, Arthur Melo, e ka falënderuar klubin italian për interesimin e vazhdueshëm për shërbimet e tij.
Braziliani e kompletoi transferimin te Zonja e Vjetër të hënën, në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanicin, i cili shkoi te Barcelona.
“Faleminderit Juventus për interesimin e madh për mua”, ka shkruar mesfushori në Instagram.
“E di se po vij te një klub i madh; shumë sfida po na presin për t’i tejkaluar së bashku”, ka theksuar ai më tej.
23-vjeçari është zotuar se do të japë gjithçka te Barcelona, ku do të luajë deri në mbyllje të sezonit.
“Tash, jam i përqendruar në të tashmen. Kam objektiva të rëndësishme për të arritur me Barcelonën dhe do të vazhdoj deri në fund të sezonit, duke dhënë gjithçka për bashkëlojtarët dhe tifozët”, ka deklaruar Arthur. /Telegrafi/
OFFICIAL | Juventus agree deal with @FCBarcelona to sign @arthurhromelo and for the sale of @Miralem_Pjanic.
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 29, 2020