Mesfushori brazilian, Arthur Melo i njohur si Arthur është i ngazëllyer me arritjen e marrëveshje për një transferim të tij në Barcelonë.
Barça ka siguruar opsionin e transferimit të Arthurit në një marrëveshje që mendohet të kushtoj plot 40 milionë.
Gjiganti katalunas kanë afat të vendosin për ta bërë të përhershme marrëveshjen deri në mes të korrikut.
Megjithatë, mesfushori brazilian ndihet i ngazëllyer me mundësinë e të luajturit për skuadrën nga Camp Nou.
“Jam shumë i lumtur sepse Barcelona është një prej atyre klubeve të mëdha që ëndërroni të luani për të”, ka thënë fillimisht Arthur.
“Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin e negociatave, rezultati përfundimtar ishte shumë i kënaqshëm për mua, por edhe për Gremion”.
“Mendoj se nuk e kam kuptuar dimensionin e asaj që ka ndodhur”.
“Unë do të vesh fanellën e Barcelonës vetëm në fillim të vitit të ardhshëm”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/