Telegrafi

Arthur e Cuadrado mungojnë ndaj Portos, pritet të kthehen Dybala e Ramsey

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Arthur Melo dhe Juan Cuadrado do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos, derisa Paulo Dybala e Aaron Ramsey mund të përfshihen në skuadrën e Juventusit.

Zonja e Vjetër është stërvitur në Continassa, ndërsa Dybala dhe Ramsey janë përfshirë pjesërisht në stërvitjet grupore.

Në njoftimin zyrtar të Juves thuhet se Cuadrado iu është nënshtruat ekzaminimeve mjekësore dhe do të pushojë 10 ditë para se të kontrollohet sërish.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në anën tjetër, burime të Football Italia pohojnë se Dybala dhe Ramsey mund të rikuperohen për t’u përballur me Porton.

Leonardo Bonucci pritet të startojë në Estadio Do Dragao është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë sfidave ndaj Interit dhe Napolit. /Telegrafi/