Site icon Telegrafi

Arteta u kërkon falje tifozëve pas humbjes së lartë nga Liverpooli

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u kërkoi falje mbështetësve të klubit pas humbjes së tyre të thellë 3-0 në shtëpi nga Liverpool.

Topçinjtë u mposhtën në Emirates nga Reds dhe vazhduan t’i mbajnë gjasat minimale për një vend që dërgon në garat evropiane.

Pas ndeshjes, Arteta ishte i shpejtë për t’iu kërkuar falje tifozëve të klubit për paraqitjen e “papranueshme” të ekipit të tij kundër Reds.

Lexo po ashtu Liverpooli merr fitore të madhe ndaj Arsenalit, ngjitet në vendin e pestë

“Së pari, ju kërkoj falje mbështetësve tanë për paraqitjen që pamë sot për të cilën unë jam shumë, shumë i zhgënjyer”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Kur nuk i bëni gjërat themelore të drejta kundër një ekipi si Liverpool, nuk keni asnjë shans as për të përfunduar në lojë, e cila është pikërisht ajo që ndodhi”.

“Është e papranueshme. Në atë nivel është e papranueshme. Të mos jesh në 100% është e papranueshme për njerëzit tanë dhe për shumë punë që kemi bërë në mënyrë që ajo që ndodhi sot nuk është askund afër asaj që duam të bëjmë”.

Lexo po ashtu Klopp i kënaqur me fitoren e madhe ndaj Arsenalit: Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm për ne

“Kjo ju jep një ndjenjë vërtet të keqe. Është një tronditje e madhe për sistemin. Nuk e prisnim atë në mënyrën se si po stërviteshim, mënyrën se si ata kishin luajtur, por mund ta vë atë në nivelin që Liverpooli luajti sot, i cili ishte me të vërtetë i lartë gjithashtu. Por, paraqitja jonë ishte shumë e keqe, ishte e papranueshme”.

“Të flasësh në fushë, jashtë fushës, në dhomën e zhveshjes, para kamerave është e lehtë. Ne duhet të ulim kokën, të marrim të gjitha goditjet dhe kritikat sepse e meritojmë atë dhe të tregojmë një fytyrë tjetër të enjten”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version