Telegrafi

Arteta do t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali, në mesin e tyre edhe Mustafin

Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali planifikon t’i largojë pesë lojtarë gjatë verës, duke qenë se Mikel Arteta dëshiron të bëjë ndryshime në skuadrën e tij.

Trajneri i Topçinjve (i cili ka rezultuar pozitiv në COVID-19) dëshiron të angazhohet në afatin kalimtar veror dhe sipas Football.London, ai tashmë i ka identifikuar pesë lojtarë, të cilëve do t’u tregohet dera.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është në listën e atyre që pritet të largohen. 27-vjeçari është lidhur me një largim edhe më herët, mirëpo ai e riktheu formën nën drejtimin e Artetas. Megjithatë, te Arsenali mendojnë se është më mirë që ai të largohet.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Cedric Soares dhe Sokratis Papasthathopoulos janë dy lojtarët tjerë nga faza e mbrojtjes që pritet ta vazhdojnë karrierën diku tjetër.

Dy lojtarët e mesfushës, Mohamed Elneny dhe Henrikh Mkhitaryan (që janë të huazuar, te Besiktasi, respektivisht Roma), e plotësojnë grupin prej pesë lojtarëve që do të largohen. /Telegrafi/