E ardhmja e Granit Xhakës megjithatë duket se do të vazhdoj të jetë në kryeqytetin anglez Londër.
Mesfushori nga Kosova që disa javë është lidhur me një kalim të mundshëm te Roma, por gjërat kanë ndryshuar.
Giallorosët nuk kanë ofruar më shumë se 15 milionë euro, derisa Arsenali vazhdon të kërkojë 25 milionë për ta lënë të lirë.
Xhaka është rikthyer në Londër pas pushimeve dhe ka luajtur në ndeshjen miqësore që Arsenali e zhvilloi ndaj Chelseat.
Reprezentuesi i Zvicrës u fut në lojë dhe shënoi një gol në humbjen 1-2 të Topçinjve.
E për të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri Mikel Arteta, duke thënë se Graniti nuk do të largohet nga Arsenali pasi është një lojtar kyç.
“Graniti do të qëndrojë me ne. Ai është një futbollist kyç në skuadrën tonë”, tha Arteta.
“Fakti që ai donte të luante ndaj Chelseat është një shenjë e qartë për dashurinë e tij ndaj klubit dhe kjo do të thotë se ai dëshiron të qëndrojë”, deklaroi Arteta.
Gjithsesi në mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se do të ketë edhe një takim mes dy klubeve Arsenalit dhe Romës për të negociuar transferimin e Xhakës në kryeqytetin italian. /Telegrafi/