Mikel Arteta po shijon sezonin më të mirë si trajner edhe pse është vetëm 40-vjeçar dhe po udhëheq Arsenalin drejt titullit kampion në Angli.
Ku trofe i mungon klubit londinez prej vitit 2004, kur në krye ishte Arsene Wenger.
Topçinjtë kryesojnë Ligën Premier me 50 pikë të grumbulluara në fazën e parë, pesë më shumë se Manchester City, me skuadrën e Pep Guardiolas që ka luajtur një takim më shumë.
Arteta punoi si ndihmësi i Guardiolas te Man City, ku edhe sot mes tyre ekziston një raport fantastik profesional dhe njerëzor.
“Gjithmonë kam shpresuar që një ditë të mund të luaj për tituj kundër Guardiolas, por kjo nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë në miqësinë tonë”.
“Guardiola sa është i rëndësishëm në jetën time, aq është i rëndësishëm edhe për profesionin tim. Pra, na mbesim miq pavarësisht rivalitetit me klubet. Ne të dy duam të fitojmë dhe të mbrojmë klubet tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu ka qenë gjithmonë që nga dita e parë”, ka thënë Arteta.
Arteta ka bërë karrierë si futbollist në klube si Barcelona, PSG, Rangers, Real Sociedidat, Everton dhe Arsenal. /Telegrafi/