Telegrafi

Arteta përgatitet të shesë shumë yje të Arsenalit këtë verë, edhe Xhaka e Mustafi në listë

Mikel Arteta, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i gatshëm të sakrifikojë disa lojtarë të njohur këtë verë duke i vendosur në shitje.

Sipas mediumit Athletic, Arsenali, si shumica e klubeve, do të dëgjojë oferta për shumë prej lojtarëve të tyre këtë verë.

Arsenali është i hapur për oferta për një numër të lojtarëve të tyre këtë verë me emra të mëdhenj si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Arteta dëshiron një Arsenal me futbollistë spanjollë, gati 110 milionë për tre yjet e La Ligas

Nëse ata përfundojnë shitjen e tyre apo jo është një çështje tjetër. Vlerat e disa prej lojtarëve thuhet se kanë rënë pas pandemisë së coronavirusit.

Arsenali po kërkon kryesisht të forcohet në qendër të mbrojtjes dhe shumë lojtarë rrezikojnë largimin për të financuar ardhjet e reja.

Përveç Xhakës dhe Aubameyangut në listën e largimeve figurojnë edhe emra tjerë si Pablo Mari, Cedric Soares, Shkodran Mustafi, Lucas Torreira dhe Alexandre Lacazette. /Telegrafi/