Site icon Telegrafi

Arteta pas triumfit në Superkupën e Anglisë: Meritat shkojnë për lojtarët, është bukur ta fitosh edhe në penallti

Mikel Arteta është ndarë shumë i gëzuar pas triumfit të Arsenalit në finalen e Supërkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

Arsenali ka arritur të triumfojnë me penallti (5-4) në Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Sheild, pasi loja e rregullt u mbyll baras 1-1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.

Lexo po ashtu Arsenali mposht Liverpoolin në penallti dhe fiton Superkupën e Anglisë

Kjo fitore dhe paraqitja e sotme i ka pëlqyer shumë trajnerit të Topçinjve, Arteta, i cili të gjitha meritat ia ka dhënë futbollistëve të tij.

“Ne kishim disa sfida dhe disa lojtarë që kishin vetëm një seancë stërvitore për një finale pas pushimeve, por unë vazhdova t’i shtyjë ata, vazhdova të kërkoja dhe ata vazhduan të përgjigjen”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Ata janë të gatshëm të bëjnë më shumë dhe jam vërtet i lumtur me mënyrën se si ata luftuan. Ata luajtën kundër kësaj skuadre pa asnjë frikë. Ata vërtet shkuan për fitore dhe është bukur ta fitosh edhe në penallti”.

Lexo po ashtu Arsenal 1-1 Liverpool, nota e Xhakës dhe të tjerëve në Supërkupën e Anglisë e fituar nga Topçinjtë me penallti

“Asnjëherë nuk ka justifikime. Ne duhej të garonim në këtë lojë dhe kemi ardhur këtu në këto rrethana, por lojtarët ishin të gatshëm të vendosnin trupat e tyre dhe të luanin kundër këtij kundërshtari me mënyrën që bëmë sot”.

“Meritat e fitores shkojnë për djelmoshat e skuadrës”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version