Telegrafi

Arteta nuk do ta zëvendësojë Koemanin, në rast se Laporta zgjidhet president i Barcelonës

(Foto: Instagram/mikelarteta)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk është opsion për postin e trajnerit të Barcelonës në rast se Joan Laporta i fiton zgjedhjet presidenciale – konfirmon Goal.

Gjatë fundjavës u përhapën spekulime se strategu spanjoll mund të marrë postin në Camp Nou nëse Laporta rikthehet si i pari i Blaugranëve.

Megjithatë, Goal njofton se trajneri i Topçinjve nuk është kontaktuar nga askush lidhur me këtë rol dhe nuk konsiderohet si pasues i Ronald Koemanit.

(Foto: Instagram/mikelarteta)

Ndryshe, pas disa shtyrjeve, zgjedhjet presidenciale te Barca janë caktuar për datën 8 mars të këtij viti.

Laporta garon së bashku me Victor Font dhe Toni Freixa, ndërsa konsiderohet favorit për t’u rikthyer si president i katalunasve. /Telegrafi/