Telegrafi

Arteta nuk nxiton për shitjen e Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk pranon të nxitojë për çdo vendim në lidhje me shitjen e yllit shqiptar, Granit Xhaka.

Ylli shqiptar është mes thashethemeve të largimit që nga përplasja e tij me tifozët gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace para dy muajve.

Reprezentuesi zviceran i ka thënë Arsenalit se dëshiron të bashkohet me Hertha Berlinin në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Plani i çmendur i Hertha Berlin nën drejtimin e Klinsmann – jo vetëm Xhaka, në listë yje të mëdha për të krijuar një skuadër rivalizuese për trofe

Por, sipas mediumit The Sun, trajneri i ri i Arsenalit, Arteta nuk planifikon për lirimin e të gjithë menjëherë, njëri nga ta edhe ylli shqiptar, Xhaka.

Ai dëshiron që të zgjidh rrëmujën aktuale dhe vlerëson përvojën dhe vetëdijen taktike të Xhakës si thelbësore.

Lexo po ashtu Arteta: Xhakën e doja te Man City, më pëlqen shumë dhe do të jetë i rëndësishëm

Dhe kjo mund ta vendoste atë në një kurs përplasjeje me Xhaka, 27 vjeç, i cili është i vendosur të largohet pas largimit të Emeryt.

Arteta para disa ditësh foli fjalë të mëdha për djaloshin prishtinas, të cilin tha se e kërkoi edhe sa ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City. /Telegrafi/