Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk pranon të nxitojë për çdo vendim në lidhje me shitjen e yllit shqiptar, Granit Xhaka.
Ylli shqiptar është mes thashethemeve të largimit që nga përplasja e tij me tifozët gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace para dy muajve.
Reprezentuesi zviceran i ka thënë Arsenalit se dëshiron të bashkohet me Hertha Berlinin në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh në afatin kalimtar të janarit.
Por, sipas mediumit The Sun, trajneri i ri i Arsenalit, Arteta nuk planifikon për lirimin e të gjithë menjëherë, njëri nga ta edhe ylli shqiptar, Xhaka.
Ai dëshiron që të zgjidh rrëmujën aktuale dhe vlerëson përvojën dhe vetëdijen taktike të Xhakës si thelbësore.
Dhe kjo mund ta vendoste atë në një kurs përplasjeje me Xhaka, 27 vjeç, i cili është i vendosur të largohet pas largimit të Emeryt.
Arteta para disa ditësh foli fjalë të mëdha për djaloshin prishtinas, të cilin tha se e kërkoi edhe sa ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City. /Telegrafi/