Mikel Arteta thuhet se e dëshiron transferimin e mbrojtësit të Rasenball Sport Leipzig, Dayot Upamecano.
21-vjeçari po tregon formë të lartë në këto sezonet e fundit, derisa The Gunners i duan shërbimet e tij qysh në afatin e dimrit.
Arteta ka kërkuar nga bordi i skuadrës londineze që ta transferojnë mbrojtësin, pasi pika më e dobët e skuadrës është pikërisht faza defanzive.
Upamecano ka bërë 13 paraqitje në Bundesliga, duke e ndihmuar Leipzigun që të qëndrojë në krye të tabelës.
Arsenali për transferimin e mbrojtësit qendror duhet të paguajë një shumë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/