Mikel Arteta ka thënë se nuk ishte shumë i zhgënjyer pas humbjes prej 3-1 nga Liverpooli, sepse kundërshtari i tyre shfaqi standardin që duhet ta arrijnë lojtarët e tij.
Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me golin e Alexandre Lacazette pas një gabimi të Andy Robertson, mirëpo Redsat përmbysën gjithçka.
“Ishim në lojë gjatë një pjese të madhe të ndeshjes. E vërteta është se ata janë superiorë ndaj ndesh në shumë aspekte. Keni mundur ta shihni këtë në disa faza”.
“Jam vërtet i kënaqur me mënyrën si konkurroi skuadra dhe vazhdoi të besonte. Ky është standardi që duhet të arrijmë”.
“Ne jemi në një rrugëtim tjetër. Ata kanë luajtur bashkë për pesë vite, ne i kemi pasur vetëm disa muaj”, ka deklaruar Arteta për BBC Sport. /Telegrafi/