Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë nënshkrime të reja në Arsenal përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Topçinjtë janë ende në treg për përforcime pasi spekulimet vazhdojnë t’i lidhin ata me mesfushorin e Leicester, Youri Tielemans.
Megjithatë, njeriu përgjegjës në Emirates, Arteta, ka dhënë pak kur bëhet fjalë për identitetin e objektivave të mundshëm, por ai shpreson për më shumë lëvizje.
Klubet e Ligës Premier kanë afat deri më 1 shtator për të përfunduar transferimet e tyre në verën e 2022, me Arsenalin që tashmë ka përfunduar marrëveshje për lojtarë si Fabio Vieira, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko.
Arteta, i cili gjithashtu ka mirëpritur portierin amerikan, Matt Turner dhe sulmuesin premtues brazilian, Marquinhos, ka thënë se pret marrëveshje tjera.
“Ne ende shpresojmë të bëjmë diçka tjetër nëse tregu e lejon”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Ju keni parë disa lëvizje edhe në ditët e fundit”.
“Duam të marrim ekuilibrin perfekt dhe planin që donim që në fillim. Nëse e arrijmë apo jo këtë është një histori tjetër, por unë jam i kënaqur me atë ku jemi tani”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/