Site icon Telegrafi

Arteta me kritika të ashpra për Granit Xhakën në kartonin e kuq të pranuar në humbjen e Arsenalit përballë Burnleyt

Mike Arteta nuk i ka kursyer kritikat për Granit Xhakën në humbjen 1-0 që Arsenali e pësoi në shtëpi ndaj Burnleyt në Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë për sjelle jo sportive, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit të The Gunners që ka thënë për Xhakën se ai mori një karton të kuq të pakuptimtë.

Lexo po ashtu E kapi për fyti lojtarin kundërshtar, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq

“Ne lëshuam ndeshjen nga duart duke dhënë një karton të kuq pa kuptim. Ju shikoni se çfarë ndodhi 60/70 minuta të tjera, ne kishim kontrollin e lojës”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

“E njëjta fjalë (për kartonin e kuq të Nicolas Pepes javë më parë). Dhe në këto kushte, edhe më keq. Kur nuk po fitojmë ndeshje, ju nuk mund ta bëni këtë”.

Lexo po ashtu Humbja e tretë me radhë - Arsenali mposhtet edhe nga Burnley, skuqet Granit Xhaka

“[Lojtarët e mi] tejkaluan vijën dhe nuk është një justifikim. Ne thjesht u dhamë ndeshjen kundërshtarëve”, ka shtuar më tej Arteta.

Xhaka mund të ndëshkohet edhe më rëndë për atë veprim, pasi kapi për fyti lojtarin kundërshtar. /Telegrafi/

Exit mobile version