Site icon Telegrafi

Arteta e do një mbrojtës të krahut të majtë, Arsenali përgatit ofertën për Tagliaficon

Arsenali po përgatit një ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë të Ajaxit, Nicolas Tagliafico.

Sipas mediumit The Sun, Topçinjtë e duan Tagliaficon në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh, pasi trajneri Mikel Arteta kërkon një mbrojtës të majtë të ri.

Mbrojtësi 27-vjeçar argjentinas është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropë, dhe dëshiron një sfidë të re.

Lexo po ashtu Tagliafico alarmon skuadrat e mëdha, i gatshëm të largohet nga Ajaxi

Ai është shikuar nga një numër i klubeve gjatë sezoneve të fundit, duke përfshirë Chelsean, Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Topçinjtë kuptohet se janë të interesuar për një mbrojtës të ri të majtë këtë verë, për të lejuar Bukayo Saka që të ecë më parapara në pozitën natyrale.

Tagliafico është i hapur për një transferim në Emirates, dhe besohet se dëshiron të testojë veten në Ligën Premier sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version