Telegrafi

Arteta e dëshiron talentin Puig te Arsenali

Talenti i madh i Barcelonës, Riqui Puig ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.

Arsenali ka gjetur paksa formën në ndeshjet e fundit, duke fituar tri radhazi dhe duke marrë një barazim.

Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe trajneri Arteta janë të interesuar të përforcojnë më shumë skuadrën, pasi synojnë garat evropiane.

Lexo po ashtu Arsenali po tenton transferimin e Marcel Sabitzer

Shumë emra të njohur janë përfolur për t’u transferuar në Emirates, ndërsa së fundmi vend ka zënë edhe talenti spanjoll i Barcelonës, Puig.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Arteta i ka kërkuar drejtorit sportiv, Edu, që t’ia dorëzojë Riqui Puig në Arsenal këtë afat kalimtar.

Ylli i ri i Barcelonësm i cili është shpallur si ‘Andres Iniesta i ardhshëm’ konsiderohet të jetë lojtari premtues për të cilin Topçinjtë kanë shumë besim. /Telegrafi/