Site icon Telegrafi

Arteta e dëshiron me çdo kusht, Arsenali në bisedime me Anderlechtin për mbrojtësin Sergio Gomez

Arsenali vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ri.

Skuadra angleze synon të afrojë edhe një futbollist në atë pozitë, pasi për momentin është vetëm Kieran Tierney, derisa Nuno Tavares është drejt largimit.

Topçinjtë janë në bisedime të avancuara me Anderlechtin për transferimin e mbrojtësit spanjoll Sergio Gomez.

21-vjeçari ka gjetur lumturinë te RSC Anderlecht pas dështimit që kishte te Borussia Dortmund që pas largimit nga Barcelona.

Gomez ka pasur një vit fantastik me Anderlechtin ku ka luajtur 49 ndeshje zyrtare derisa ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në 15 të tjerë.

Daily Mail ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave tanimë janë duke biseduar për të gjetur një marrëveshje, edhe pse një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2025 me Anderlechtin.

Lexo po ashtu Gabriel Jesus vazhdon shkëlqimin me Arsenalin, gol dhe asistim në fitoren ndaj Evertonit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta marrin për çfarëdo çmimi yllin e ri spanjoll.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, Anderlecht është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version