Site icon Telegrafi

Artani rikthen në vëmendje momentin kur Stresi e goditi në të pasme Xhulin: Ishte ngacmim seksual

Spektakli i sotëm (e premte) në Big Brother VIP Kosova ka nisur me debate të mëdha ndërmjet banorëve.

Të përfshirë në këtë kanë qenë sërish: Artan Thaçi, Xhuli Nura dhe Arkimed Lushaj – Stresi.

Aktori i njohur në këtë natë ka rikthyer sërish në vëmendje veprimin e reperit shqiptar, ku e gjuajti me shuplakë në të pasme modelen nga Drenica.

Ai thekson se ky ishte ngacmim seksual për të dhe për të gjithë konkurrentët e tjerë.

Lexo po ashtu Përplasen sërish në BBVK - Stresi e quan spiun Artan Thaçin

“Të gjitha ato që i kam përmendur në këtë klip, u qëndroj mbrapa. Sa i përket dyshes, nëse dalim te Stresi ka folur për burrëri, parimet, nderin. Stresi shumë mirë e di atë gabimin e vetë shumë të madh që e ka bërë, jo vetëm për mua por për të gjithë banorët tjerë është ngacmim seksual. Nëse do të ishte jashtë do të dënohej”, u shpreh Thaçi.

Në anën tjetër, Artani thumboi edhe Xhulin, duke i thënë se ka hyrë brenda me një akuzë për t’i mbrojtur femrat, por që në këtë rast nuk bëri ndonjë reagim.

“Mos-reagimi i madh i Xhulit kur vetë ka hyrë me një akuzë brenda, për t’i mbrojtur femrat dhe në anën tjetër ti e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, nuk ke reaguar siç është dashur të reagoj”, thotë ai.

Për shuplakën në të pasme, Stresi kërkoi falje publike në një nga spektaklet e kaluara. /Telegrafi/

Exit mobile version