Po vazhdojnë diskutimet ndërmjet banorëve në spektaklin e natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova.
Kjo nisi nga një klip që u shfaq, ku i përfshirë ishte Artan Thaçi, teksa fliste për Xhuli Nurën dhe Stresin.
Aktori ka thënë se dyshja kanë luajtur me shantazhe dhe me gënjeshtra të shumta.
“Se je lojtar i fortë fol për gjëra këtu brenda dhe jo nga jashtë. Më ka humbur pak durimi duke i dëgjuar gjërat e njëjta çdo ditë”, u shpreh Artani.
Thaçi shton se këta dy kanë thyer rregullat e Big Brother në shumë raste, duke i listuar disa prej tyre.
“Gënjeshtra, shantazhe, përdorime, sharje, thyerje të rregullave të Big Brother. Kur kemi marrë kontratat, i kemi lexuar, i kemi analizuar dhe duhet respektuar. Janë thyer rregullat kryesore që i kanë potencuar, gjuha angleze. Thyerja e rregullave konfidenciale”, ka thënë tutje ai për dy konkurrentët.
Xhuli dhe Stresi ndërkaq janë dy nga banorët më të fortë brenda BBVK-së. /Telegrafi/