Modelja Arta Nitaj ka qenë pa diskutim një nga sensacionet e këtij viti.
Ajo e startoi karrierën si modele, gjersa më pas vazhdoi si aktores në serialin komik “O Sa Mirë”, ndërsa u shndërrua në një personazh tabu në estradë, kjo pasi u përfol shumë edhe për jetën private.
Tash e një kohë, Nitaj është në lidhje dashurie me këngëtarin e ri Brunon.
Ky i fundit, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “A më do”, klip në të cilin vjen së bashku me të dashurën e tij Artën, në disa skena mjaft ‘të nxehta’.
Kënga mban vulën e Florit dhe Brunos të cilët kanë punuar në muzikë dhe tekst, teksa disa nga vargjet i ka shkruar edhe artistja e re Fifi.
Modelja Arta Nitaj duket mjaft në top formë në klipin e ri, gjersa e shpreh më së miri dashurinë që ka për këngëtarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mefl7WUllo4