Arta Nitaj kohë pas kohe publikon fotografi në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë dukjen e saj.
Modelja e shndërruar në aktore numëron mbi 152 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa imazhet që i poston marrin dhjetëra mijëra pëlqime.
Në një fotografi të publikuar gjatë ditës së diel, falë makijazhit, ajo duket më ndryshe.
“Jeta është dashuri”, ka shkruar bukuroshja në kinezisht në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë, falë rolit të Xhesikës në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”.
Ajo ka zbukuruar edhe disa videoklipe të këngëtarëve shqiptarë duke vënë në pah bukurinë saj.
Njëherësh, Arta ka qenë shpesh pjesë e faqeve rozë duke u spekuluar për lidhje të ndryshme me personazhe të njohura. /Telegrafi/