Telegrafi

Arta Nitaj rikthen pozat tërheqëse në rrjetet sociale

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Modelja dhe njëherësh aktorja e njohur, Arta Nitaj, shpeshherë është komentuar për pozat e saj provokuese.

Ajo është e ndjekur në rrjete sociale me një numër të madh të fansave, të cilët vazhdimisht janë aktivë duke pëlqyer çdo postim nga ajo.

Për shkak të paragjykimeve, bukuroshja brune kishte premtuar se do të tregohej më e kujdesshme me postimet e saj gjatë Ramazanit.

Si duket ajo e ka mbajtur premtimin, pasi një ditë pas festës, Arta ka rikthyer pozat atraktive dhe me plot stil.

Një gjë e tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ajo është shfaqur me një fustan rozë e të shkurtër.

Lexo po ashtu Arta Nitaj me pozë atraktive para pasqyrës, vë në pah linjat trupore

“Pata një ëndërr, mora gjithçka që desha”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Mes tjerash, Arta është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes serialit “O Sa Mirë”, në rolin e një vajze të llastuar. /Telegrafi/