Arta Nitaj kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë dhe jo më kot.
Javën e kaluar, bukuroshja nga Peja u përfol tejet shumë për shkak të publikimit të një fotografie, ku thuhej se ajo është shoqëruese në një klub nate në Dubai, gjë të cilën ajo e hodhi poshtë me një reagim të bërë në rrjetet sociale.
Sidoqoftë, aktorja shqiptare po vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në Instagram, aty ku numëron 204 mijë ndjekës.
Ajo ka sjell disa video atraktive nga palestra, përmes të cilave vë në pah linjat trupore.
Arta përkujdeset mjaft shumë për fizikun e saj dhe me këtë rast ka arritur një rezultat të tillë.
Në anën tjetër, modelja Nitaj këtë vit nuk është parë në serialin “O sa mirë” teksa të shumtën e kohës është duke e kaluar në Dubai. /Telegrafi/