Këto ditë, Arta Nitaj ka sjellë disa fotografi nga një set i ri fotografik që nuk e lënë askënd indiferent.
Duke qenë një prej femrave më atraktive të ekraneve tona, ajo ka një numër të madh fansash që i presin me kërshëri imazhet e reja që i publikon.
Pasi pozoi me fustan të hapur në pjesën e dekoltesë që tregonte format e saj, modelja e shndërruar në prezantuese kësaj radhe e ka ngacmuar imagjinatën.
Bukuroshja ka pozuar e zhveshur, porse e ka mbuluar pjesën e përparme të trupit duke mos e lejuar ekspozimin.
Kujtojmë që Arta ka qenë pjesë e disa videoklipeve të njohura muzikore, ndërsa u bë e popullarizuar te publiku i gjerë falë rolit të Xhesikës në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”. Më pas, ajo e provoi veten edhe si prezantuese. /Telegrafi/