Telegrafi

Arta Nitaj komenton dukjen e Griezmann, thotë se është i bukur

(Foto:YouTube/Dukagjini/Getty Images)

Arta Nitaj ka vazhduar me paraqitjet joshëse në kuadër të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini.

Së bashku me Fisnik Zymin, modelja e shndërruar në aktore është udhëheqëse e emisionit që transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror.

Mysafirët në emisonin Dueli i Botërorit (Foto: YouTube/Dukagjini)

Në kuadër të ditës së tretë të turneut më të madh të futbtollit që po zhvillohet në Rusi u zhvilluan katër ndeshje, të cilat u komentuan nga panelistët Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Arbnora Ademaj (gazetare/moderatore), Kushtrim Demiri (KD Events), Agi Haxhimurati (dizajner) dhe Dukagjin Rudari (gazetar).

Franca fitoi me rezultat 2-1 kundër Australisë, ndërsa Arta e ka pyetur Sokolin nëse arsyeja e triumfit ishte Antoine Griezmann apo ishte thjesht vlerësim i saji.

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi (Foto: YouTube/Dukagjini)

Dhe derisa trajneri po tregonte se Griezmann është futbollisti që po shënon për Atletico Madridin dhe për Francën, prezantuesja ndërhyri duke shtuar: “Edhe i bukur”.

Natyrisht, ishte një moment që nxiti të qeshura te të pranishmit, ndërsa reagimi i Sokolit në këtë rast ishte se “kjo është subjektive”.

Arta kërkoi edhe mendimin e mysafires Arbnora Ademaj, e cila po ashtu pohoi atë që e tha nikoqirja e emisionit në lidhje me Griezmann. /Telegrafi/