Arta Nitaj ka vazhduar me paraqitjet joshëse në kuadër të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini.
Së bashku me Fisnik Zymin, modelja e shndërruar në aktore është udhëheqëse e emisionit që transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror.
Në kuadër të ditës së tretë të turneut më të madh të futbtollit që po zhvillohet në Rusi u zhvilluan katër ndeshje, të cilat u komentuan nga panelistët Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Arbnora Ademaj (gazetare/moderatore), Kushtrim Demiri (KD Events), Agi Haxhimurati (dizajner) dhe Dukagjin Rudari (gazetar).
Franca fitoi me rezultat 2-1 kundër Australisë, ndërsa Arta e ka pyetur Sokolin nëse arsyeja e triumfit ishte Antoine Griezmann apo ishte thjesht vlerësim i saji.
Dhe derisa trajneri po tregonte se Griezmann është futbollisti që po shënon për Atletico Madridin dhe për Francën, prezantuesja ndërhyri duke shtuar: “Edhe i bukur”.
Natyrisht, ishte një moment që nxiti të qeshura te të pranishmit, ndërsa reagimi i Sokolit në këtë rast ishte se “kjo është subjektive”.
Arta kërkoi edhe mendimin e mysafires Arbnora Ademaj, e cila po ashtu pohoi atë që e tha nikoqirja e emisionit në lidhje me Griezmann. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KQCNw0SBbCs