Telegrafi

Arta Nitaj e mrekullueshme me bikini në pozën e saj pranë Burj Al Arab

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/artaanitaj)

Arta Nitaj ka qenë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë këto ditë duke tërhequr vëmendjen me pozat atraktive.

Bukuroshja shqiptare është duke qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga ku ka publikuar fotografi, në të cilat ka pozuar me bikini.

Arta është e njohur për format e saj mbresëlënëse trupore, prandaj nuk heziton të vë në plan të parë në imazhet e saja.

Burj Al Arab është një hotel luksoz që lokalizohet në Dubai. Është hoteli i tretë më i lartë në botë. Objekti i Burj Al Arab qëndron mbi një ishull artificial rreth 280 metra nga plazhi Jumeirah dhe është i lidhur me tokën përmes një ure.

Lexo po ashtu Arta Nitaj sjell një pozë tjetër, ku në plan të parë është trupi i saj

Forma e objektit është planifikuar për t’i ngjarë lundrimit të anijes. Në afërsi të kulmit ka një zonë për aterrimin e helikopterëve në lartësi prej 210 metra nga toka. /Telegrafi/

Palm Jumeirah dhe Burj Al Arab (Foto: Julian Finney/Getty Images for XCAT/Guliver)