Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe bukuroshja Arta Nitaj kanë krijuar një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Ato janë shfaqur në një performancë me skena provokuese në klipin “Murer on the dancefloor”, të Dafinës – këngë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.
Dy të shumëpërfolurat e estradës tashmë i kanë të shpeshta edhe paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale.
Së fundmi, Dafina dhe Arta kanë realizuar një video të përbashkët në TikTok, ku shihen duke vallëzuar dhe dhuruar “twerk” për ndjekësit e tyre.
Ato i janë përgjigjur sfidës së famshme të këtij rrjeti social të titulluar ‘Beyonce Challenge’, e cila kërkon që personazhet të vënë në pah të pasmet nën ritmet e këngës së TikTok-ut, “Atsuko Okatsuka”.
Dy bukuroshet janë ulur dhe kanë fokusuar të pasmet fillimisht në dhomën e grimit, më pas në korridor, dhe më vonë edhe në dalje tek vetura.
Videoja në fjalë është realizuar në Tiranë, në një nga mbrëmjet e një prej klubeve të natës, në të cilin Dafina ishte e ftuar për të kënduar.
Kjo performancë e tyre është shpërndarë e komentuar me të madhe nga ndjekësit e Artës dhe Dafinës në TikTok. /Telegrafi/