Arta Nitaj është përfshirë në debatet rreth spektaklit të Big Brother VIP Albania.
Bukuroshja nga Peja, fillimisht tregoi mbështetjen për mikeshën e saj modelen Kejvina Kthella, por duket se ka ndryshuar mendjen.
Në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Arta ka treguar admirim për moderatoren, Kiara Tito.
“Kiara niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Nitaj në postim.
Arta padyshim është nxitur nga debati i fundit që Kejvina pati me Kiarën, ku kjo e fundit shpërtheu në lot.
Kiara u shpreh se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron që të transmetoj mesazhe të gabuara në publik.
Debati mes dy vajzave erdhi pas atij që Kejvina kishte me Luiz Ejllin, të cilin e goditi me shuplakë gjatë transmetimit ‘live’, moment ky që u publikua sot (e martë).
Në video, Kejvina shihet duke e goditur dy herë këngëtarin, i cili qëndron ulur dhe i qetë duke mos bërë asnjë reagim.
Pas pamjeve dhe reagime të shumta nga publiku, pritet që sonte gjatë ‘Prime’ produksioni të dalë me një vendim rreth ngjarjeve të fundit tronditëse që po ndodhin në BBVA. /Telegrafi/