Arta Kabashi, këngëtarja e njohur shqiptare, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për ty”.
Projekti i ri muzikor ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe të industrisë muzikore, duke u vlerësuar për stilin dhe paraqitjen e saj unike.
Në videoklipin e këngës, Arta shfaqet tejet joshëse, me kostume që zbulojnë shumë nga figura e saj e mrekullueshme.
Bukuroshja ka realizuar videoklipin në një ambient mahnitës bregdetar, duke i shtuar kështu një dimension të ri dhe të freskët performancës së saj.
Ajo që e bën këtë këngë edhe më të veçantë është fakti se melodinë dhe tekstin e ka realizuar vetë këngëtarja.
Ky përkushtim personal tregon për talentin e saj të shumëanshëm dhe përkushtimin e saj ndaj artit.
“Për ty” pritet të bëhet një hit i madh dhe të fitojë zemrat e shumë dëgjuesve, duke i shtuar një tjetër sukses të rëndësishëm karrierës së Artës. /Telegrafi/