Arta Elezaj u bë e njohur për publikun e gjerë falë angazhimit në hit-serialin “O Sa Mirë”.
Në komedinë e popullarizuar televizive, ajo portretizon rolin e Xhakartës dhe tashmë karakteri i saj i ka fansat e vet.
Ndërsa në sezonin e sivjetmë veror, ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive.
Imazhet me bikini kanë qenë të shpeshta në profilin e saj në Instagram duke vënë në plan të parë linjat trupore.
Arta ka vazhduar të postojë poza me bikini edhe gjatë ditës së hënë.
Kësaj radhe bukuroshja ka veshur bikini me print tigri dhe ka vënë një kapelë të madhe në kokë.
Natyrisht se pas përfundimit të sezonit veror, aktorja pritet t’iu kthehet angazhimeve të saj. /Telegrafi/