Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Kënga më e re nga artisti mban titullin “N’buzët e saj” ndërsa është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për muzikën është përkujdesur vet këngëtari bashkë me Gent Myftarajn.
I njëjti është edhe producent i projektit dhe gjithashtu ka bërë edhe miksimi dhe masterizimin.
Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të artistit.
Theksojmë që ky është projekti i parë i Artit pas një pauze prej një viti, kur solli këngën “S’më doje” në maj të 2021.
Ndërsa sa i përket jetë private, këngëtari muaj më parë ka zbuluar se është fejuar me partneren e tij prej shumë vitesh. /Telegrafi/