Telegrafi

Art Abazi përgëzon Erion Veliajn (Foto)

Këngëtari i njohur kosovar Art Abazi ka gati një vit që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.

Megjithatë këngët e tij pëlqehen shumë, dhe janë gjithnjë të veçanta, ndaj kjo është dhe arsyeja që artisti publikon rrallë projekte, duke u kujdesur që gjithnjë të bëjë zgjedhjen e duhur për të sjell diçka të mirë.

Tash e një kohë po përflitet se ai është në lidhje me një modele nga Tirana, identiteti i së cilës nuk është bërë akoma i ditur për publikun.

Sido që të jetë vizitat e shpeshta të Artit në Tiranë, bëjnë që publiku të aludojë edhe më shumë rreth kësaj ‘lidhje’.

Përderisa viziton shpesh kryeqytetin shqiptar, nuk ka se si të mos i bien në sy edhe rregullimet e reja që ndodhin në këtë vend.

Dhe për këtë gjë, Arti ka publikuar një fotografi së fundmi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet një fotografi e lumit “Lana” në Tiranë, i cili duket krejtësisht i pastër dhe ofron një pamje tërheqëse.

Sipas Abazait, falenderues për këtë pamje duhet t’i jemi kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili me punën e madhe, ka bërë që Tirana të duket krejtësisht ndryshe sot.

“Tirana e sotme, thjeshtë shembull”, shkruan Arti në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka etiketuar edhe kryebashkiakun Beliaj. /Telegrafi/