Telegrafi

Arsyeja se përse Achraf Hakimi është afër kalimit te Interi

Në mediat ndërkombëtare është duke u raportuar se Achraf Hakimi është afër të bëhet lojtar i Interit.

Mbrojtësi maroken është aktualisht në huazim te Borussia Dortmundi nga Real Madridi, e deri më tani ka treguar formë tejet të lartë.

Por, Los Blancos duan ta rikthejnë atë në këtë verë, mirëpo që kanë hasur tani në një problem shumë serioz.

Sipas asaj që raporton AS, Hakimi thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me Nerazzurët.

Arsyeja se përse mbrojtësi dëshiron të kalojë në Serie A dhe mos të rikthehet në Santiago Bernabeu është Dani Carvajal.

Hakimi e di se do ta kishte shumë të vështirë të linte spanjollin në bankën rezervë, pasi është i preferuari i Zinedine Zidanes.

Andaj, marokeni është pajtuar që të kalojë te Interi, aty ku nuk do ta ketë problem vendin e titullarit në skemat e Antonio Contes. /Telegrafi/